Një person u arrestua pasi dyshohet se vodhi barna nga shtëpia e shëndetit në fshatin Xërxë.
Policia e Kosovës ka thënë se ai dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka vjedhur një sasi të barnave në shtëpinë e shëndetin në fsh. Xërxë. Po ashtu dyshohet se në raste tjera ka vjedhur edhe disa kabllo elektrike dhe pajisje tjera. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për shitje të barnave të kontrabanduara në Prishtinë
-
Vidhen medikamente shëndetësore e një krevat në një shtëpi shëndeti në Kaçanik
-
Arrestohet babai që i dërgoi djalit substancë narkotike në burg
-
Vidhen barna nga një depo e MSH-së, arrestohen dy persona
-
Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prizren