Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet babai që i dërgoi djalit substancë narkotike në burg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se bashkë me rroba, i ka dërguar djalit të tij, në vuajte të dënimit në burgun e Dubravës, edhe substancë të dyshuar narkotike.

Rasti ka ndodhur të dielën pas mesditës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se përderisa i kishte dërguar rroba djalit të tij i cili është në vuajtje të dënimit, në to kishte futur një sasi prej 4.4 gram substancë e dyshuar narkotike e cila është gjetur gjatë kontrollit dhe është sekuestruar nga zyrtarët policorë”, thuhet në raportin e Policisë.

Në lidhje me rastin thuhet se është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. Mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore thuhet se i dyshuari vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal të Pejës nën sigurimin e Policisë.