Kronikë

Dyshohet se theri një grua, arrestohet burri

sulm me thikë

Foto: Ilustrim

Të premten është arrestuar një burrë me dyshimin se ka therur një grua në Prishtinë.

I dyshuari u dërgua në mbajtje, kurse gruaja raportohet se ka pësuar lëndim të lehtë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka therë me thikë viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.