Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se një person u vetëvra në Prishtinë

Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë në fshatin Radashefc të Prishtinës të mërkurën.

Sipas njoftimit të Policës, gruaja e viktimës e ka lajmëruar rastin në Polici, pasi bashkëshorti i saj e kishte thirrur në telefon duke i thënë se do ta vrasë veten.

“Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në fshatin e lartcekur ku kanë gjetur viktimën të vdekur dhe afër tij një armë dhe një gëzhojë. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Artikuj të ngjashëm