Një automjet është djegur të dielën pasdite në afërsi të fshatit Vlashnje të Prizrenit, me ç ‘rast dyshohet se brenda tij ka qenë edhe një person. Sipas zyrtarëve të Policisë rajonale të Prizrenit rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
“Policia e Kosovës rreth orës 15:17 ka marrë një informacion se në afërsi të fshatit Vlashnje të Prizrenit është vërejtur një automjet duke u djegur. Menjëherë njësitet policore së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë. Dyshohet se trupi i një personi është djegur. Mosha, gjinia e personit, tipi i automjetit, as rrethanat për momentin nuk dihen”, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente dhe janë duke u marrë me hetimin e rastit.
KOHA sjell pamje nga vendi i ngjarjes.
