Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se ngacmonte e përcillte një vajzë, arrestohet burri nga Prishtina

Duart e lidhura me pranga, - arrestim

Një burrë nga Prishtina është arrestuar pasi që dyshohet se ka ngacmuar dhe përcjellë në vazhdimësi një vajzë.

Sipas Policisë rasti është raportuar të mërkurën nga vetë vajza.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke e ngacmuar dhe duke e përcjellë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.