Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se keqtrajtoi fëmijën, arrestohet i ati

Një burrë është arrestuar të premten në Suharekë me dyshimin se keqtrajtoi fëmijën e tij 9-vjeçar.

Fëmija ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka keqtrajtuar viktimën (fëmijën e tij nëntë vjeçar). Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Me rekomandim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 6 orë dhe më pas është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.