Kronikë

Arrestohet babai që keqtrajtoi 12-vjeçarin në Podujevë

Babai keqtrajton djalin 12-vjeçar në Podujevë, arrestohet

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka keqtrajtuar djalin e tij 12-vjeçar të dielën në Podujevë.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është regjistruar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”, për çka i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë, 06.03.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte keqtrajtuar djalin e tij 12 vjeç, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.