Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se keqtrajtoi e rrahu fëmijën e saj, arrestohet

Është arrestuar gruaja në Mitrovicë pasi dyshohet se keqtrajtoi e ushtroi dhunë mbi fëmijën e saj.

Qendra për Punë Sociale e ka strehuar fëmijën.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë ndaj fëmiut të saj. Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale kanë strehuar fëmiun në një strehimore familjare. E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.