Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar të shtunën se ka caktuar masën e paraburgimit kundër dy të pandehurve, shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer secili veç e veç veprën penale, sulmi seksual.
Ata dyshohet se kanë keqpërdorues seksualisht një të mitur, 13-vjeçare.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit R.P. dhe B.P., më 29 mars 2022 në Kaçanik dhe gjatë rrugës për në Prizren, kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur 13-vjeçare”, thuhet në njoftim.
Paraburgimi ndaj tyre është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.
-
Një muaj paraburgim të pandehurit që dhunoi të miturën në Gjilan
-
Paraburgim për dy të dyshuarit për dhunimin e të miturës nga Prizreni
-
Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi 16-vjeçaren
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e të miturës në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim të akuzuarit për dhunimin e një të miture