Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se falsifikoi diplomën e shkollës së mesme, arrestohet mitrovicasi

Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, i dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jug 01.03.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, raporton Policia e Kosovës.