Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi që dyshohet se ka falsifikuar datën e vizës në pasaportën e tij. Ai është ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe pasaporta i është konfiskuar. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ndërhyrë (në datën e vizës) në pasaportën e tij. Me vendim të prokurorit, pasaporta është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë
Artikuj të ngjashëm
-
Kosovari falsifikoi vizën, arrestohet në Aeroportin e Prishtinës
-
Serbi tenton të kalojë kufirin me certifikatë të vaksinimit që dyshohet të jetë false
-
Ndalohet një person, tentoi me pasaportë të huaj të udhëtonte nga Kosova për në Zvicër
-
Gjashtë shtetas të huaj dyshohen se prezantuan dokumente të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës
-
Një personi i zihen dokumente të Serbisë që po i sillte në Kosovë për disa të tjerë