Një person është arrestuar të shtunën në Kamenicë, nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një grua.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ishte keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht vetëm tri ditë para arrestimit të të dyshuarit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më datë 26.02.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ditë më parë e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.