Nëntorin e vitit të kaluar, në Vushtrri, dy persona kanë rënë pre e një skeme mashtruese për kinse sigurimin e vizave dhe kontratave të punës në Gjermani.
Dy viktimat, meshkuj shqiptarë të Kosovës, sipas Policisë, ditën e djeshme kanë raportuar se në muajin nëntor janë takuar me tre të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, me të cilët kanë arritur një marrëveshje për rregullimin e vizave të punës në shtetin gjerman, me ç’rast viktimat duhej të paguanin 2500 € për person, raporton Koha.net.
“Viktimat pagesën fillestare kanë bërë 400 € dhe në muajin janar kanë dhënë edhe nga 1000 € dhe më pas personat e dyshuar u kanë dhënë kopjet e kontratave të punës. Viktimat me datën 23.03.2017 janë paraqitur në ambasadën gjermane dhe nga punëtori i ambasadës janë njoftuar se kontratat e punës nuk janë të vlefshme”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.
-
Mashtrohet vushtrriasi, i merren afër 1,500 euro për rregullim vize
-
Arrestohet mashtruesi me viza të Gjermanisë
-
Arrestohet e dyshuara, mashtroi disa persona për terminë për viza pune në Gjermani
-
Mori 17 mijë euro për t’ia siguruar një vizë pune, arrestohet
-
Mashtrohet burri nga Podujeva, ia marrin 1,500 për termin për vizë në ambasadën gjermane