Policia e Kosovës, dje gjatë ditës ka arrestuar një person të dyshuar pasi i njëjti, në këmbim të parave, ka mashtruar qytetarët dokumentacion pune për në Gjermani.
“Më 04.09.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka mashtruar disa qytetarë duke ju marrë shuma të konsiderueshme të parave për rregullimin e dokumentacionit për punësim në Gjermani”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Koha.net.
Si viktima, Policia ka identifikuar dy meshkuj dhe dy femra, shqiptarë të Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre persona arrestohen për mashtrim me viza
-
Arrestohet e dyshuara, mashtroi disa persona për terminë për viza pune në Gjermani
-
Mori 17 mijë euro për t’ia siguruar një vizë pune, arrestohet
-
Mashtrohet burri nga Podujeva, ia marrin 1,500 për termin për vizë në ambasadën gjermane
-
Arrestohet i dyshuari në Podujevë, mashtroi duke i marrë 3.000 euro për vizë pune