Gjykata Themelore në Ferizaj i ka dënuar të martën me gjithsej dy vjet e pesë muaj burgim tre zyrtarë policorë, për rrahjen e dy personave në vitin 2019.
Tre zyrtarët policorë akuzoheshin se më 6 tetor 2019, në Stacionin Policor në Shtime, i kanë keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e të dëmtuarve D. H. dhe A. A.
Mbi ta rëndon akuza se “në momentin që i ndalin, kur i dëmtuari A. A. ishte duke e drejtuar automjetin e tij në qytet me një shpejtësi të rrezikshme, e urdhërojnë që të shkojë pas automjetit të policisë në Stacion dhe kur arrin në oborr, për t’u sqaruar me oficerët e policisë, këta të fundit pa paralajmërim dhe në kundërshtim me autorizimet ligjore fillojnë të godasin me shuplaka, grushte dhe shqelma të dëmtuarin D. H., deri sa bie në tokë, e më pas me shuplaka grushte dhe shqelma fillojnë të godasin edhe të dëmtuarin A. A., pasi që del nga vetura dhe shkon në drejtim të oficerëve policorë”.
Sipas aktakuzës, dy të dëmtuarit ishin prangosur dhe ishin futur në zyrë për intervistim, ku kishte vazhduar keqtrajtimi i tyre, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelorë të Ferizajt.
Ndaj të pandehurit M.B., është marrë aktgjykim lirues.
-
Arrestohet në Ferizaj i dyshuari që goditi veturën e policisë dhe lëndoi dy zyrtarë
-
Motoçiklistët në Ferizaj s’u binden urdhrave, lëndohen tre policë
-
Aktakuzë ndaj tre ish-zyrtarëve policorë, dyshohen për keqtrajtim të një personi në Klinë
-
Arrestohen 3 policë, tejkaluan autorizimet duke keqtrajtuar fizikisht një të prangosur
-
Dorëzohen tre të dyshuar që rrahën me mjete të forta një person në Ferizaj