Dy vëllezër në fshatin Strellc të Epërm në Deçan, janë arrestuar në pasditen e djeshme. Ata kishin postuar në Facebook një foto me armë.
Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre ka gjetur dhe sekuestruar një armë të tipit AK/47.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, postuan në rrjete sociale video duke shtënë me armë
-
I ekspozoi në rrjete sociale, të dyshuarit në Obiliq i sekuestrohen armët
-
Përleshje e gjuajtje me armë në Deçan, arrestohet një person
-
Arrestohet i dyshuari për shitje të paautorizuar të armëve në Deçan
-
Rrihen dy vëllezër mes vete, arrestohen