Policia e Kosovës ka raportuar për dy vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë.
Sipas njoftimit, një burrë ka raportuar se në shtëpinë tij viktima mashkull kosovar ka pësuar sulm epileptik. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkohë, në rastin tjetër, një person po ashtu ka raportuar se djali i tij, është gjetur dyshohet pa shenja jete.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.