Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të zhdukur raportohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se dy persona janë raportuar si të zhdukur.

Sipas njoftimit zyrtar, një person nga Ferizaj që nga 29 gushti i këtij viti, ka dalur dhe nuk është parë më. Sipas dëshmitarit, miku i tij i zhdukur kishte thënë se po shkonte në Prishtinë për të kërkuar punë. Deri tani nuk ka informacione për vendndodhjen e tij, shkruan KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I zhdukur që nga 23 shtatori është raportuar edhe një i mitur i moshës 14-vjeç, për të cilin është thënë se ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Prindi i tij ka njoftuar policinë për rastin duke thënë se i biri nuk qëndron mirë me shëndet dhe ka përdorur terapi qetësuese.