Dy persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Ferizaj dhe Kaçanik.
Sipas njoftimit nga Policia, një grua në Ferizaj ka raportuar se djali i tij i cili është me probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq në Kaçanik, ankuesi mashkull kosovar me ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer nuk dihet për vendndodhjen e tij. Edhe ky rast njoftohet se po hetohet.