Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve

Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Një person ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia në Fushë Kosovë në mëngjesin e 20 tetorit dhe nuk është kthyer më. Policia po e heton rastin.

Ndërkohë në një rast tjetër, një person në Ferizaj ka njoftuar se në mbrëmjen e 22 tetorit vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Policia ka bërë të ditur se po heton rastin.