Një femër dhe një mashkull kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, ndërsa personi i dyshuar për vrasje të dyfishtë është arrestuar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti duke e konfirmuar rastin për KosovaPress tha se i dyshuari është arrestuar menjëherë ndërsa arma me të cilën dyshohet se janë kryer këto vrasje është konfiskuar.
”Rasti ka ndodhur mbrëmë dhe sipas informatave që kemi i dyshuari vrasjen e parë e ka kryer në një vend tjetër ndërsa kur është kthyer në shtëpi e ka vrarë edhe viktimën tjetër femër e që dyshohet se është bashkëshortja e tij”, tha Zahiti.
Sipas tij trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërsa që ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.
-
Vrasje e dyfishtë në Vushtrri
-
Dy persona të vdekur në 24 orë, Policia sekuestron armë nga vendngjarjet
-
Vrasje e dyfishtë në Podujevë, e dyshuara në gjendje të rëndë, motivi ende i panjohur
-
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Fushticë të Drenasit
-
53-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Vushtrri, Policia e cilëson si “vdekje e dyshimtë”