Dy persona kanë humbur jetën e dy të tjerë kanë pësuar lëndime, si pasojë e një aksidenti të trafikut në mes të dy veturave në fshatin Astrazub të Malishevës të premten pasdite.
Nuk janë dhënë detaje për gjendjen e personave të lënduar.
“Sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë për KOHËN, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjakovës.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin, trupat e viktimave do të dërgohen për ekzaminim mjekoligjor.