Prizren, 8 mars - Dje, rreth orës 16:00, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Mehmet Pashë Deralla” ka ndodhur një rrahje. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gjurmë gjaku, por jo edhe persona të dyshuar, thuhet në njoftimin për media të Policisë në Prizren.
Në kërkim të personave të dyshuar, patrulla ka shkuar në Emergjencë e Spitalit Rajonal në Prizren me ç ’rast ka takuar dy të dyshuarit që po merrnin ndihmë mjekësore veç e veç. I dyshuari i parë kishte pësuar plagë në kokë dhe sqaron t’i jenë shkaktuar me shkop bejsbolli nga një person i panjohur. Ndërkaq, i dyshuari i dytë kishte pësuar plagë në dorë nga thika. Të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Në raporte hetimore thuhet se sherri ka plasur rreth një vend parkingu të automjeteve.
-
Plagoset një person në Prizren
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Theret me thikë një person në Prizren, arrestohet i dyshuari
-
Shqelmoi policin dhe lëndoi dy zyrtarë gjatë arrestimit, arrestohet e dyshuara në Prizren
-
Plagosje me armë pas një përleshjeje në Gjonaj të Prizrenit