Policia e Kosovës ka raportuar se në 24 orët e fundit ka pasur dy raste të shtënave me armë në ahengje familjare.
Një rast ka ndodhur në Ferizaj, ku është konfiskuar një armë Ekol dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Lukafc i Bregut në Istog. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pistoletë Zoraki pa fishek. Në oborrin e shtëpisë janë gjetur 41 gëzhoja, disa të kalibrit 7.62 mm e disa kalibër i panjohur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosovarët ua shohin sherrin të shtënave në ahengje familjare, pesë të arrestuar për një ditë
-
Sekuestrohen dy armë në Ferizaj, u përdoren në dy ahengje familjare
-
14 të arrestuar për përdorim të armëve në ahengje familjare
-
Ndalohet 44-vjeçari që shtiu me armë në aheng familjar
-
Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Prizren