Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të mitur pranojnë se kanë tentuar të plaçkitin një dyqan

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar dy të dyshuar të moshës së mitur të cilët kanë pranuar se më 6 shtator kanë tentuar ta plaçkitin një dyqan në rrugën “Gjon Serreqi”, transmeton Koha.net.

Është konfiskuar edhe arma e zjarrit e përdorur në këtë rast me një karikator pa fishek.

Dy të dyshuarit pas intervistimit në prani të kujdestarit dhe avokatëve mbrojtës, me vendimin e prokurorit, njëri dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes kurse tjetri lirohet.