Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në rastin hedhjes së një shishe të dyshuar për molotov në Kishnicë.
Në njoftim thuhet se Policia pranoi informata se të dielën mbrëma në drejtim të një shtëpie është hedhur një shishe që dyshohej se ishte molotov, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas njoftimit, të dyshuarit, që të dy të mitur, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Aktualisht hetimet po zhvillohet në drejtim të veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ përderisa dyshohet që ngjarjes t’i kenë paraprirë mosmarrëveshjet e vazhdueshme në mes të ankueses dhe të dyshuarve për shfrytëzimin e parkut publik në hyrje të fshatit respektivisht në afërsi të shtëpive të të dyja palëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje, njëri i mitur
-
Tre të arrestuar për shpërndarje të drogës, përfshihet edhe një i mitur
-
Përleshje me mjete të mprehta mes katër të miturish, arrestohen
-
Një i mitur hodhi mjet piroteknik drejt karabinierëve në Mitrovicë
-
Tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë u arrestuan