Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të lënduar nga një aksident në Vushtrri

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes vetura e tipit Golf II ka dal nga rruga për të rënë në përroin e fshatit.

KosovaPress mëson se në këtë aksident dy persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Në bazë të fotografive dhe dëshmitarëve në aksident nuk ka të përfshirë vetura tjera përveç Golf-it.

Artikuj të ngjashëm