Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar për vjedhjen e dy veturave në Gjakovë

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në vjedhjen e dy veturave në Komunën e Gjakovës.

Sipas një komunikate të Policisë dërguar mediave, më 7 janar janë arrestuar A.L. 30-vjeçar nga Deçani dhe SH.K. 32-vjeçar nga Drenasi.

Pas hetimeve janë sekuestruar dy veturat e vjedhura.

“Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me vendimin e të cilit A.L. është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast për vjedhjen e veturave, ndërsa ndaj SH.K. është iniciuar rast ‘Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’. Veturat e sekuestruara u janë kthyer ankuesve”, thuhet në njoftim.