Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në raste të vjedhjeve.
B. S. 41-vjeç dhe M. SH. (39), shtetas të Kosovës, janë arrestuar për përfshirje në rastin e vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorim të besimit, të ndodhur më 25.10.2021 në terminalin doganor në Merdar, me ç’rast dyshohet të jenë vjedhur cigare në vlerë rreth 50 mijë euro.
Të dyshuarit pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh./KSP
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy zyrtarë të sigurimit të terminalit doganor
-
Në Mitrovicë arrestohen katër të dyshuar për vjedhje të cigareve elektronike
-
Arrestohet një polic, rekomandohet suspendimi i katër të tjerëve për përvetësim të cigareve të sekuestruara
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve
-
Si u kapën 1 milion euro në kufi?