Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar për sulm ndaj zyrtarit të KEDS-it dhe atyre policorë

Në fshatin Lipovec të Gjakovës dje janë arrestuar dy burra me dyshimin se kanë sulmuar një zyrtar të KEDS-it, si dhe kanë kanosur e sulmuar edhe zyrtarët policorë, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës thotë se, “janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar një zyrtar të KEDS-it gjersa ishte duke ndërruar matësin elektrik, si dhe të dyshuarit kanë kanosur dhe kanë sulmuar edhe zyrtarët policorë”.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajte, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.