Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mirushë të Malishevës pasi gjatë bastisjes së dy shtëpive të tyre, janë gjetur tre kallashnikovë, një armë automatike e pa identifikuar dhe një revole 7.62 milimetra
Gjatë operacionit policor të bastisjes janë arrestuar: F. Th. i lindur më 1985 dhe F.Th. i lindur më 1964.
Gjatë bastisjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
tri armë automatike AK-47.
tre karikator të armëve automatike AK-47
një armë automatike lloji i paidentifikuar me një karikator
një pistoletë e kalibrit 7.62 mm, me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit të njëjtë
një sprej.
Artikuj të ngjashëm