Në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Vushtrri dje janë arrestuar dy burra për shkak se kanë kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media thotë se njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri fillimisht është dërguar në mbajtje dhe pas kompletimit të lëndës është dërguar me procedurë të përshpejtuar në gjykatën kompetente dhe pastaj është dërguar në qendrën e paraburgimit, thotë pk.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar në Vushtrri pasi ka kanosur një polic
-
Duke kanosur policët rrëzohet e bëhet për spital prizrenasi
-
Një person sulmon tre policë në Ferizaj, një tjetër i kanos në Kaçanik
-
Arrestohet një person në Drenas për sulm ndaj zyrtarëve policorë
-
Sulmohen dy zyrtarë policorë në Prishtinë