Një person është arrestuar në Vushtrri pasi ka kanosur zyrtarin policor.
Sipas njoftimit nga Policia përmes raportit 24-orësh, fillimisht të mërkurën janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje pronësore kanë kanosur një burrë dhe më pas kanë kanosur edhe zyrtarin policor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti ka shkruar në procedurë të rregullt.
Porse më vonë njëri nga të dyshuarit, përmes telefonit ka kanosur përsëri zyrtarin policor që ishte në rast. I njëjti përsëri është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është hapur rast i veçantë.