22:36 - Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi u ka gjetur në veturën e tyre 27 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
Më shumë se 20 kilogramë marihuanë kapen në Merdarë
Dogana e Kosovës ka kapur një sasi të madhe të marihuanës në Merdarë, në pikën kufitare me Serbinë.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka konfirmuar rastin për Koha.net.
Droga është kapur në një veturë që ishte në dalje nga Kosova. Në këtë rast janë kapur më shumë se 20 kilogramë marihuanë, sipas informatave të para.
Stavileci me këtë rast ka thënë se dogana falënderon SHBA-në për pajisjet dhe trajnimin në luftimin e kontrabandës me drogë.
“Njësitë antikontrabandë të doganës e kanë zënë pas një kontrolle të specializuar”, ka thënë Stavileci.
{gallery}