Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar për dhunë në familje në Prishtinë e Gjakovë

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur për 24 orë në Kosovë, transmeton Koha.net.

Sipas raportit të Policisë, në Prishtinë një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor dy djemtë e tij janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar i cili ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij me të cilën janë duke bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.