Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshe të Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Prishtinë, pasi kishte sulmuar fizikisht ish- bashkëshorten e tij.
Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, por edhe të dyshuarit, pasi është ankuar se ishte sulmuar nga bashkëshortja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Po në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një person tjetër është arrestuar në Gjilan, pasi e kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij me të cilin ishin duke bashkëjetuar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Edhe
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar
E në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve.
I dyshuari nuk është intervistuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore – psikike, kurse me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Një person është arrestuar edhe në Vushtrri, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt/ Ksp.