Dy persona janë arrestuar në Ferizaj e Prizren, pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
Sipas raportit të Policisë, në Ferizaj është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllanë dhe motrën e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.
Ndërkaq në Prizren raportohet se e dyshuara femër ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull i cili në atë moment ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në trajtim psikiatrik, viktima nuk kishte lëndime trupore. Rasti në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm