Dy persona janë arrestuar të dielën në Ferizaj me dy raste të ndara, me dyshimin se kanë kryer veprën penale dhunë në familje.
Në njoftimin policor u tha se arrestimi i parë u krye në fshatin Talinovc i Muhaxherëve, ku i dyshuari me inicialet B.M., 33-vjeçar, ka sulmuar bashkëshorten D.M., 32-vjeçare.
Ndërsa, në rrugën “Safet Berisha”, është arrestuar një 25-vjeçar me inicialet I.T., pasi i ka shkaktuar motrës S.T., 28-vjeçare, dhunë fizike dhe psikike.
“Policia të dyshuarit, në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
-
Babë e bir arrestohen në Ferizaj, dyshohen se sulmuan bashkëshorten dhe vajzën
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Rrahje mes vëllezërve në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën
-
Pesë të arrestuar në rajonin e Ferizajt për dhunë në familje
-
Një burrë sulmon gruan, ajo në vetëmbrojtje e ther