Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar në Zubin Potok për vrasje në tentativë

Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar të hënën në Zubin Potok.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, dy të dyshuar janë arrestuar lidhur me rastin, një burrë dhe një grua.

Të dyshuarit i kanë shkaktuar lëndime trupore viktimës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.