Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar në Vushtrri për përdorim të marihuanës

Në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e krimit dhe dukurive negative, Policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona të dyshuar për “posedim të paautorizuar e narkotikeve, substancave psiko tropikë dhe analoge”.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë në orët e mbrëmjes së datës 20 dhjetor 2017, në rrugën, ‘’Hamit Hyseni ’’ në Vushtrri, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.

Tutje në raportin e tyre thuhet se njësia patrulluese ka ndaluar për kontroll veturën me targa vendore, dhe gjatë kontrollit dhe identifikimit të personave, policia te personat e dyshuar B.K., 40 vjeçar dhe A.Xh., 36 vjeçar ka gjetur substancë të dyshuar narkotike marihuanë.

Te i dyshuari i parë B.K., 40 vjeçar është gjetur dhe është konfiskuar një paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë pesha 2.16 gram dhe te i dyshuari i dytë A.Xh., 36 vjeçar është gjetur dhe është konfiskuar një paketim me substancë të dyshuar narkotike marihuanë pesha 4.92 .

Me procedurat dhe hetimet e mëtejme me rastin po merret njësia përkatëse në kuadër të DHTN-ë.

Edhe Arrestohen dy të dyshuar për posedim të drogës në Prishtinë, njëri lirohet Kronikë Arrestohen dy të dyshuar për posedim të drogës në Prishtinë, njëri lirohet

Pas procedurave intervistuese me vendim të Prokurorit të çështjes, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për vepër penale ‘posedim i paautorizuar e narkotikeve, substancave psiko tropikë dhe analoge’ .