Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar në Gjilan për grabitje dhe falsifikim të parave

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan njofton se pas një pune operative profesionale në teren ka siguruar informacione se dy persona të dyshuar meshkuj me iniciale Q.A (1953) dhe SH.B. (1964), merren me falsifikim dhe shpërndarje të parave.

Sipas njoftimit, hetuesit rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në PK, në koordinim dhe bashkërendim me prokurorinë kompetente në Gjilan kanë siguruar bazën ligjore për aplikimin e masave të përcaktuara me ligj dhe me datë 27.09.2019, është realizuar një operacion për kapjen e personave të dyshuar.

“Si rezultat i këtij operacioni policor dy personat e dyshuar është arrit të ndalohen në Suharekë dhe gjatë kontrollimit tek i dyshuari Q.A. (1953), janë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedha (196 X 50), ose shuma e përgjithshme 9800 Euro, që dyshohet se janë të zhytura-ngjyrosura dhe supozohet se janë para të grabitura”, thuhet në njoftim.

Si vazhdimësi e operacionit policor janë kryer edhe bastisje në lokacionet e të dyshuarve në Prizren dhe Sallagrazhd, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent ndaj dy të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për procedura të mëtejme.