Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy shtetas të huaj përleshen në Prishtinë, arrestohen

Dy shtetas të huaj janë arrestuar të dielen në Prishtinë, pas përleshjes mes vete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fjala është për një shtetas sirian dhe një palestinez.

“Gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin policor.