Policia ka arrestuar dy persona të nacionalitetit serb, të cilët dyshohen për një rast të grabitjes që ka ndodhur më 7 prill në fshatin Crep të Ranillugut.
Me vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, janë kontrolluar –bastisur shtëpitë e dy personave të dyshuar serb, me ç’rast gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar nga i dyshuari i parë, një karikator i armës AK47, ndërsa nga i dyshuari i dytë dy revole model “CZ”, kal.9 mm, me dy karikatorë dhe 26 copë fishekë, dy fotrolla të revoles, dy brusha për pastrimin e armës, një fishek i pushkës M-48 dhe një karikator i zbrazët i revoles model i panjohur.
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes.
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Gjuajtja me armë nga veturat mes dy grupeve në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar
-
Tre të arrestuar për armë e drogë në Kamenicë
-
Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbimin e shtetasit të huaj, dy të tjerë në kërkim
-
Dy të arrestuar në Malishevë – në shtëpitë e tyre u gjetën kallashnikov, pistoletë e fishekë