Dy raste të personave të zhdukur janë lajmëruar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.
Në rastin e parë, në fshatin Talinoc të Ferizajt, një burrë ka raportuar në polici se i biri i tij nga data 25 janar kishte dalë nga shtëpia dhe s’është kthyer më.
Në rastin tjetër, në fshatin Tërrnje të Suharekës, një person është ankuar se vajza e tij, e mitur, ka dalë nga shtëpia të hënën me qëllim që të shkojë në shkollë dhe nuk është kthyer më.
Artikuj të ngjashëm