Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy raste të hetimeve të vdekjes në Kosovë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë, Policia ka raportuar për dy raste të hetimeve të vdekjes.

Një rast në Prizren dhe një në Pejë.

Në Prizren është gjetur një burrë i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore dhe trupi është dërguar për obduksion.

“Prizren 13.11.2021 – NN. Raportohet se pa shenja jete, i shtrirë në rrugë është gjetur viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në Raportin e Policisë.

Ndërkohë në Pejë, një burrë është gjetur pa shenje jete në shtëpinë e tij.

“Pejë 13.11.2021 - 08:32. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, raporton Policia.