Në Prishtinë të mërkurën është gjetur pa shenja jete një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ka njoftuar Policia e Kosovës. Policia e ka cilësuar rastin si hetim i vdekjes.
Ndërsa një rast tjetër i vdekjes ka ndodhur në Pejë. Një burrë në Pejë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
“Pejë, 17.11.2021 - 11:21. Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet nga Policia e Kosovës që e ka cilësuar si hetim të vdekjes rastin.