Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy raste dhune në familje në 24 orët e fundit

Foto: Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit, sipas raportit të Policisë.

Në rastin e parë, një serb është arrestuar në Graqanicë pasi kishte kanosur bashkëshorten. Ai është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Në rastin tjetër, në Prizren, një shqiptar është arrestuar pasi nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar dhe rrahur bashkëshorten dhe djalin e tij. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, kurse i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.