Dy persona kanë vdekur në një aksident që ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se sipas raporteve të para, ngasësi i veturës Opel Tigra, me targa vendore (E.M. 27-vjeçar) duke mospërshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri (21-vjeçar), sipas mjekëve, kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Si pasojë, ngasësi i veturës ka ndërruar jetë në Emergjencën e Ferizajt, kurse pasagjeri është dërguar në QKUK dhe pas një kohë i njëjti ka vdekur. KTV merr vesh se të dy viktimat janë nga komuna e Gjilanit.
Trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit, janë dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.
Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.
-
Familjarët e dy viktimave në aksidentin në Ferizaj apelojnë për kujdes në komunikacion
-
Aksident i rëndë në Ferizaj, vdes një grua
-
Vdes një 64 vjeçare në aksident trafiku në Ferizaj
-
Dy të lënduarit e aksidentit të mbrëmshëm me fatalitet, në gjendje të rëndë shëndetësore
-
Dy gra vdesin e dy burra lëndohen në një vetaksindent në rrugën Prishtinë – Ferizaj