Një tjetër aksident i rëndë ka rezultuar me viktima. Fatkeqësia e radhës ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Vdekjen e dy viktimave, K.H. 31-vjeçare dhe L.S, 23-vjeçare, e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, raporton KTV.
Shoferi dhe pasagjeri tjetër po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor dhe janë në gjendje të rëndë.
“Njëri prej tyre është në mjekim intensiv, e pas përfundimit të operimit edhe i lënduari tjetër do të dërgohet për në intensivë,” i ka thënë KTV-së Nerxhivane Halimi, specialiste e mjekësisë emergjente.
Të aksidentuarit po ktheheshin nga ndeja e fundvitit, organizuar nga banka TEB, në të cilën punonin.
Dyshimet e fillestare janë për vetaksident e, megjithatë, sipas zëdhënëses së Policisë Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.
-
Një i vdekur e një i lënduar në aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj
-
Dy të mbijetuarit e aksidentit tragjik të së shtunës do të dërgohen në Turqi për shërim
-
Dy të lënduarit e aksidentit të mbrëmshëm me fatalitet, në gjendje të rëndë shëndetësore
-
Dy gra vdesin e dy burra lëndohen në një vetaksindent në rrugën Prishtinë – Ferizaj
-
Familjarët e dy viktimave në aksidentin në Ferizaj apelojnë për kujdes në komunikacion